Nga Vendi
13 March 2026
Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon ndryshime ligjore për të luftuar dhunën ndaj grave

Qeveria e Maqedonia e Veriut ka njoftuar sot krijimin e një grupi punues për të propozuar ndryshime në tetë ligje ekzistuese me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe parandalimin e dhunës në familje. Grupi punues është mbledhur nën kujdesin e Zëvendësministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Me qëllim forcimin e mbrojtjes sistematike të grave viktima të dhunës dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, sot u mbajt takimi i parë i Grupit të Punës për Monitorimin, Analizimin dhe Dhënien e Rekomandimeve për Përmirësimin e Legjislacionit Kombëtar për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, si dhe për përgatitjen e një propozimi për ndryshime urgjente në legjislacion,” u tha në komunikatë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Grupi do të punojë në ndryshime dhe plotësime të ligjeve përfshirë Ligjin për Autorizimet Policore, Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, Ligjin për Mbrojtjen Sociale, Ligjin për Drejtësinë për Fëmijë, Ligjin për Ndihmën Juridike Falas, Ligjin e Procedurës Penale, Ligjin e Procedurës Civile dhe Ligjin për Pagesën e Kompensimit Financiar Viktimave të Krimeve të Dhunshme.

Anëtarë të grupit janë përfaqësues nga institucionet shtetërore, organizata të shoqërisë civile, gjykatat, Prokuroria Publike, komuniteti akademik dhe Kuvendi. Krijimi i këtij grupi vjen pas rasteve të shumta të dhunës ndaj grave, përfshirë edhe raste tragjike dhe dhunë në familje.



Të ndryshme
Më shumë
BE vlerëson progresin e Malit të Zi, kërkon intensifikim të reformave kyçe 5 May 2026
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë24 December 2025
Arsovska: Kundërkandidati im në këto zgjedhje ishte edhe kryeministri në ikje31 October 2021