Nga Rajoni
24 July 2020
Dy viktima të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Shënohet viktima e dytë për ditën e sotme nga Covid-19 në Shqipëri. Një 26 vjeçar nga Kavaja ka humbur luftën me Covid-19.
Nga burimet bëhet me dije se prej katër ditësh ndodhej i shtruar tek Infektivi, raporton TCh.

Mësohet se i riu vuante gjithashtu nga talasemia dhe kjo ia ka vështirësuar përballjen me virusin.

Pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga Covid-i.

Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri shkon në 125.



Të ndryshme
Më shumë
“Ferma VIP3” rrit stakat, fituesi do të marrë 200 mijë euro29 March 2026
Tetori sjell ndryshime të mëdha për këto tri shenja të horoskopit28 September 2026
Mucunski në Bruksel, takime kyçe për integrimin evropian të vendit22 March 2026