Nga Vendi
24 July 2020
Është hakuar web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se është sulmuar dhe për momentin nuk funksionon ueb faqja e saj dhe se nuk funksionojnë as e-mailat zyrtarë të të punësuarve në institucion.

“Për momentin është duke u hetuar se çfarë ka ndodhur saktë, si dhe për sa kohë do të zgjidhet problemi për çka do të informojmë shtesë. Komunikimi ynë me mediat do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected]”, qëndron në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se të gjitha pyetjet mediat t’i dërgojnë në adresën e dhënë dhe do të përgjigjen sa më shpjet që është e mundur. shk/



Të ndryshme
Më shumë
“Kemi punuar në heshtje”, Kurti publikon për herë të parë letrën ku kishte kërkuar lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit 5 November 2025
Kuvendi miraton Ligjin për Drejtuesit e Lartë, administratë më profesionale dhe transparente26 June 2026
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe pas gjashtë vitesh: “E di çfarë përfaqëson kjo fanellë”17 July 2026