Nga Rajoni
18 March 2026
BE vlerëson Kosovën dhe kritikon Serbinë për ngecje në reforma

Bashkimi Evropian ka vlerësuar përparimin e Kosovës pas miratimit të Ligjit për të huajt, duke vendosur heqjen e plotë të masave shtrënguese ndaj saj, ndërsa në të njëjtën kohë ka shprehur shqetësim për zhvillimet në Serbi.

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka theksuar se reformat në këtë vend janë ngadalësuar ndjeshëm, duke evidentuar regres në sundimin e ligjit dhe standardet demokratike. Sipas tij, situata politike mbetet e tensionuar dhe e polarizuar, ndërsa procesi i integrimit evropian ka stagnuar prej vitesh.

Picula e lidh këtë situatë me mungesën e progresit në dialogun me Kosovën, mos përputhjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe përkeqësimin e kushteve për mediat dhe shoqërinë civile.

Ai nënvizon se, “angazhimet vetëm me deklarata nuk kanë sjellë rezultate në transformimin e vendit, përkundrazi e kanë larguar atë nga anëtarësimi”, duke shtuar se detyrimet e marra shpesh nuk reflektohen në praktikë.

Në këtë kontekst, zhvillimet e fundit reflektojnë dy qasje të ndryshme të vendeve të rajonit ndaj procesit të integrimit evropian, me Kosovën që shënon progres dhe Serbinë që përballet me kritika të shtuara nga Brukseli.



Të ndryshme
Më shumë
Raporti i Vajcit nesër para eurodeputetëve, Shkupi pret një mesazh të fortë për identitetin dhe gjuhën maqedonase23 June 2025
Në mesin e viktimave në Tetovë edhe një mjek! 9 September 2021
SPB Tetovë thotë se kreu i PDSh-së dëmtoi billborde, Thaçi për TV21: E vërteta është ndryshe30 September 2021