Nga Rajoni
18 March 2026
Gruda: Kuvendi i Kosovës ka përfunduar mandatin, nuk ka kthim pas

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se situata aktuale në Kosovë nuk përbën krizë kushtetuese, por një krizë politike, duke theksuar se Kuvendi i legjislaturës së dhjetë e ka përfunduar mandatin e tij.

Në një paraqitje televizive, ai u shpreh i bindur se institucioni ligjvënës nuk do të rikthehet më, duke deklaruar se, “ky Kuvend e ka kryer mandatin e vet, ky Kuvend nuk kthehet më”.

Sa i përket mundësisë së një takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Gruda theksoi se ky takim nuk do të ndodhë pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e shpërndarjes së Kuvendit.

Ai shtoi se, “kryetari ynë është përgjigjur dhe ka thënë që nuk takohet pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, duke nënvizuar se sipas tij, pas këtij vendimi do të konfirmohet se Kuvendi tashmë është shpërndarë në mënyrë kushtetuese.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Na u zbraz shteti, ikën të rinjtë30 June 2021
Zaev nga Prilepi: Kemi krijuar shtet sovran, ku jetojnë maqedonas, identiteti dhe gjuha janë pranuar nga tërë bota 8 July 2020
Nuk ndalet spektakli në 'Montjuic', barazon në 2-2 Ferran Torrres30 April 2025