Sport
18 March 2026
Ardi Behari emërohet drejtues i Sektorit të Edukimit në FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka emëruar Ardi Beharin si drejtues të Sektorit të Edukimit, në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale në futbollin shqiptar. Me një eksperiencë të konsoliduar në trajnim dhe skautizëm, Behari ka qenë lektor në kurset e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n, duke kontribuar në formimin e trajnerëve dhe specialistëve të rinj.

Në fjalën e tij, Behari tha, “pikë së pari dua ta filloj me falënderime për ata që më besuan këtë detyrë. E ndjej si detyrim për të vazhduar rrugën e tyre dhe të mundohem me të gjitha forcat për ta përmirësuar sado të jetë e mundur këtë rrugë që ata kanë shtruar për mua”. Ai shtoi se synimi i tij është përmirësimi i përmbajtjes së kurseve, forcimi i disiplinës, përfshirja e larmishme e temave dhe afrimi i sa më shumë zgjidhjeve konkrete për studentët, duke i përgatitur për sfidat në fushat e stërvitjes dhe ndeshje.

Një objektiv tjetër i rëndësishëm, sipas Behari, është rekrutimi i lektorëve të kualifikuar dhe trajnerëve me eksperiencë për të përmirësuar cilësinë e edukimit futbollistik në vend, duke përfituar nga përditësimet dhe metodat e reja të UEFA-s. “Ky është një mision, jo vetëm detyrë, dhe shpresoj të jem në lartësinë e tij”, deklaroi ai.

Burimi: Klan Sport



Të ndryshme
Më shumë
Vrasje e rëndë në Gjakovë, një person ndërron jetë dhe një tjetër plagoset16 March 2026
Elon Musk dhe Starlink ngadalësojnë ofensivën ruse në Ukrainë, Kievi mban pozicionet 8 February 2026
OBRM-PDUKM: Shilegov për një vit rriti çmimet e parkingjeve për 100 për qind 2 July 2021