Nga Rajoni
18 March 2026
Majorja Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka bërë të ditur se majorja kosovare Vjollca Hoti është nderuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së, duke përfaqësuar Kosovën në një nivel global.

Në njoftim theksohet se, “Kosova është një nga vendet më me fat në botë që ka gra kaq të patrembura dhe frymëzuese që e përfaqësojnë atë në nivel global. Major Hoti është simbol i forcës, guximit dhe krenarisë, duke hapur rrugën për udhëheqëset e ardhshme”.

Shoqata shton se arritja e saj pasqyron traditën krenare të Policisë së Kosovës në dërgimin e drejtuesve të saj në akademitë më elitare të zbatimit të ligjit në botë, duke dëshmuar se gratë e Kosovës udhëheqin, sjellin inovacion dhe shkëlqejnë në skenën globale.



Të ndryshme
Më shumë
Garë e ashpër në Tearcë31 October 2021
Sekreti për rrugë të pastra: Si funksionon modeli japonez pa kosha plehrash?10 June 2025
Bexheti: Tetovës do t’ja kthejmë bardhësinë duke e pastruar nga çdo hije, pas të cilës fshihet llumi dhe zullumi!28 August 2021