Nga Rajoni
19 March 2026
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës konfirmon rrugën e drejtë të vendit

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka vlerësuar heqjen e masave të Bashkimit Europian ndaj Kosovës si një zhvillim pozitiv, që sipas saj konfirmon rrugën e drejtë të ndjekur nga institucionet e vendit. Ajo theksoi se “Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i mirë, por është mbi të gjitha konfirmim i diçkaje që e kemi besuar gjithmonë: kur ka maturi, koordinim dhe vendosmëri, rrugët hapen.”

Spiropali shtoi se Kosova ka treguar se di të ushtrojë sovranitetin e saj me përgjegjësi dhe se momenti duhet parë edhe si mundësi për të konsoliduar demokratizimin dhe integrimin europian të vendit. Sipas saj, statusi i vendit kandidat nuk është dhuratë, por hap logjik për një demokraci të qëndrueshme dhe institucione të forta.



Të ndryshme
Më shumë
Ilir Meta çon në gjykatë vendimin për mbylljen e hetimeve ndaj punonjësve të paraburgimit 31321 July 2026
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 34 gradë17 July 2020
Tiktok kthen modën e viteve ’9029 October 2021