Nga Rajoni
19 March 2026
Salianji: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të PD-së, kërkoj një opozitë të bashkuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një intervistë për Klan News komentoi zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e ardhshme brenda partisë. Ai deklaroi se “Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të PD-së. Nuk ka rregulla loje. Nuk ka meritokraci sot në Partinë Demokratike.”

Salianji shtoi se shqetësimi i tij kryesor është si të bëhet PD fituese dhe jo të mbahen disa njerëz me privilegje, duke theksuar se lidershipi i partisë duhet të reflektojë. Ai gjithashtu kërkoi një opozitë sa më të bashkuar dhe shprehu mbështetjen e tij për demokratët, pavarësisht largimeve të disa figurave politike.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi më 16 mars që zgjedhja e kryetarit të ri të zhvillohet më 23 maj.

Burimi: Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar28 January 2024
Propozimi i ri, korsi vetëm për femrat në autostrada 2 November 2021
Tashmë s’ka më dyshime! Ja kur do të nisë “Big Brother VIP”, gazetari i njohur zbulon detaje13 August 2021