Nga Bota
20 March 2026
NATO pezullon misionin në Irak, tensionet në Lindjen e Mesme rrisin shqetësimet për sigurinë

NATO ka vendosur të pezullojë aktivitetet stërvitore të misionit të saj në Irak dhe të tërheqë rreth 600 anëtarë të personelit, në mes të tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme që nga fundi i shkurtit.

Sipas raportimeve të Iraqi News, ky vendim lidhet me përshkallëzimin e situatës së sigurisë pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani, duke rritur rrezikun për personelin ushtarak të huaj në territorin irakian.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se pezullimi i misionit është i përkohshëm. Ndërkohë, kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku theksoi rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe forcimit të rrugës diplomatike.

Al-Sudani u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të shmangin përfshirjen aktive në konflikt, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të një përshkallëzimi të mëtejshëm në rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Çfarë fshihet pas lajmeve për shtatzëninë e Elvana Gjatës?14 October 2026
Gazetari Vrangalla i drejtohet Filipc?es: “Tani a do te? keni edhe ju pak mire?kuptim dhe te? dore?hiqeni”10 September 2021
Luana Vjollca dhe Labinot Gashi përpos se koleg tanimë edhe komshi24 September 2021