Nga Bota
20 March 2026
SHBA drejt emetimit të një monedhe ari me imazhin e Donald Trump

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është miratuar prodhimi i një monedhe ari 24 karat me imazhin e presidentit Donald Trump, e cila pritet të hidhet në qarkullim më 4 korrik, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Vendimi është marrë nga Komisioni Federal i Arteve të Bukura, pas një prezantimi nga United States Mint, institucioni përgjegjës për prodhimin e monedhave. Dizajni i propozuar është miratuar njëzëri, megjithëse janë ngritur dilema për përputhshmërinë me legjislacionin federal.

Sipas ligjit amerikan, në monedha nuk lejohet të paraqiten presidentë që janë ende gjallë, por projekti po avancon mbi bazën e kompetencave të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, për emetimin e monedhave përkujtimore.

Zyrtarët bëjnë të ditur se monedha mund të ketë përmasa të mëdha, deri në 7.6 centimetra në diametër. Deri më tani, i vetmi president amerikan i paraqitur në një monedhë gjatë kohës që ishte ende në jetë ka qenë Calvin Coolidge.



Të ndryshme
Më shumë
Violeta Kukaj duket atraktive në veshje sportive, ndërsa shfaq linjat trupore23 September 2021
OBRM-PDUKM thotë se me ligj do të kërkojë legalizimin e kriptovalutave duke hequr edhe TVSH-në23 July 2021
Kush është Mullah Baradar – fytyra më publike e talibanëve17 August 2021