Nga Rajoni
20 March 2026
Kurti uron Fitër Bajramin me mesazh për solidaritet dhe kujdes ndaj fëmijëve

Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh për falënderim, solidaritet dhe përkushtim shoqëror.

Në urimin e tij, ai theksoi rëndësinë e reflektimit dhe mirënjohjes, duke u shprehur, “Uroj që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar, në mesin e begative që gëzojmë sot, le të jemi më falënderues për të mirat që kemi dhe më solidarë me ata që kanë më pak”.

Kurti vuri theks të veçantë edhe te kujdesi për fëmijët, duke theksuar se ata janë amanet i shenjtë dhe se përkushtimi ndaj tyre duhet të jetë i vazhdueshëm. Ai u shpreh, “Le të mos presim sprovën për të treguar mirësi, respekt dhe përkushtim ndaj fëmijëve”, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes, edukimit dhe mirëqenies së tyre.

Mesazhi i tij vjen në ditën e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar vlerat e humanizmit, përgjegjësisë dhe përmirësimit si individë dhe si shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
Spasovski për legalizimin e marihuanës: Duhet të shohim se çka fitojmë dhe çka humbim11 December 2020
ASH: Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit, uji i sigurt për pije pritet së shpejti26 July 2026
Zvicra reagon pas marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi për targat dhe veriun 1 October 2021