Nga Rajoni
21 March 2026
Alarm sigurie, mijëra spiunë rusë aktivë në Serbi

Agjencitë amerikane të inteligjencës, përfshirë edhe CIA-n, kanë publikuar së fundmi një raport ku ngrihen shqetësime për ndërhyrjet e vazhdueshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe Kosovën si një zonë me rrezik të shtuar.

Raporti, i prezantuar edhe në Komitetin e Inteligjencës së Senatit amerikan, e cilëson rajonin si të brishtë dhe potencialisht të paqëndrueshëm, në një kohë kur fuqitë globale si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia konsiderohen kërcënime kryesore.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, e cila theksoi se vëmendja ndaj Ballkanit mbetet e lartë për shkak të rreziqeve të vazhdueshme, “është lajm pozitiv që gjendja në Ballkanin Perëndimor shihet alarmante, përderisa kërcënimet e Rusisë vazhdojnë të jenë prezente përmes Serbisë”.

Ajo shtoi se Rusia po përdor forma të luftës hibride dhe jo tradicionale për të ushtruar ndikim në rajon, ndërsa sipas të dhënave të publikuara, në Serbi dyshohet se janë aktiv rreth 6 mijë spiunë rusë.

Burimi: Klan Kosova



Të ndryshme
Më shumë
Ishte liruar për fundjavë, i burgosuri nga Kumanova vodhi 550 tabletë dhe telefona30 June 2025
Ekskluzive: BDl nis fushatën nga Gostivari24 September 2021
KSHZ Maqedoni: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor13 September 2021