Nga Vendi
22 March 2026
Mashtrim me patentë shoferi, 33-vjeçari denoncon humbjen e 2700 eurove

Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar në polici një rast mashtrimi, duke pretenduar se është dëmtuar financiarisht nga një person me inicialet A.I.

Sipas kallëzimit, gjatë vitit 2026, ai kishte rënë dakord me të dyshuarin që ky i fundit të ndërhynte për pajisjen e bashkëshortes së tij me patentë shoferi. Për këtë shërbim, viktima kishte paguar paraprakisht 2000 euro, ndërsa pjesa tjetër prej 700 eurosh ishte parashikuar të jepej pas përfundimit të procedurës.

Megjithatë, sipas denoncimit, shërbimi nuk është realizuar dhe shuma e paguar nuk i është kthyer, duke e shtyrë 33-vjeçarin t’i drejtohet autoriteteve përkatëse.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat po hetojnë rrethanat e ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria mban mbledhje në ora 15:00, pritet vendimi për kufijtë23 June 2020
Kasami i prerë: Asnjë bashkëpunim me BDI-në sa kohë Ali Ahmeti është në krye13 January 2026
Ja si do të organizohen dasmat këtë vit16 June 2021