Nga Rajoni
22 March 2026
Protesta e opozitës në Tiranë shoqërohet me tensione dhe incidente pranë institucioneve

Opozita zhvilloi këtë të diel protestën e radhës kombëtare në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, tubimi i kësaj here nuk u shoqërua me fjalime, ndërsa situata u tensionua me një sërë incidentesh të njëpasnjëshme pranë institucioneve kryesore.

Gjatë protestës, u hodhën mjete piroteknike dhe flakadanë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, disa ministrive dhe selisë së Partisë Socialiste.

Për mbarëvajtjen e rendit, Policia e Shtetit angazhoi rreth 1300 efektivë në terren, të cilët ndërhynë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Burimi, Tv Klan



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq: Në nëntor fillon ndërtimi i “Autostradës së Paqes” dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë20 August 2021
Elita Rudi bëhet pjesë e Për’puthen22 October 2021
Liria ka Emër: Ejani me familjet tuaja në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-në12 September 2026