Nga Rajoni
24 March 2026
Salianji akuza ndaj PD-së, përjashtohen mbështetësit dhe fshihen fituesit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza të forta ndaj lidershipit të partisë, duke pretenduar për përjashtime të qëllimshme të mbështetësve të tij në strukturat lokale.

Në një intervistë në emisionin Opinion, ai deklaroi se drejtues të degës së Durrësit janë larguar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të brendshme, “Kanë përjashtuar kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës, ndërkohë që para tre ditësh kanë votuar”.

Salianji akuzoi më tej se çdo zë ndryshe brenda partisë po përjashtohet, duke shtuar se kjo situatë po dëmton funksionimin e saj. Ai gjithashtu pretendoi se lidershipi aktual i opozitës po ndikon indirekt në forcimin e qeverisë së Edi Rama, për shkak të, sipas tij, interesave të përbashkëta.

“Kanë përjashtuar çdo njeri që mendon ndryshe”, u shpreh ai, duke theksuar se fituesit në disa zona zgjedhore po lihen jashtë strukturave drejtuese dhe po mbahen në periferi.

Sipas Salianjit, kjo qasje tregon se Partia Demokratike po humbet rolin e saj dhe nuk po i përgjigjet më zhvillimeve dhe nevojave të shoqërisë.

Burimi, Tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Izraeli: SHBA dhe vende të tjera na ndihmuan në sprapsjen e raketave iraniane13 June 2025
Kapen 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë13 August 2020
Pritet shtrenjtimi i karburanteve 21 June 2021