Nga Bota
24 March 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, stjuardesa gjendet e gjallë jashtë avionit

Një aksident i rëndë është regjistruar në New York, ku një avion pasagjerësh është përplasur me një mjet shërbimi gjatë lëvizjes në pistë, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar.

Sipas raportimeve, një stjuardesë është gjetur e gjallë, e lidhur ende në sediljen e saj, e cila kishte dalë jashtë avionit përmes një hapjeje të krijuar gjatë përplasjes. Ajo ka pësuar lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Avioni, me 73 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi në bord, kishte përfunduar uljen në mënyrë të sigurt pas një fluturimi nga Montreal, por incidenti ndodhi gjatë lëvizjes në pistë, ku mjeti tjetër dyshohet se ka hyrë pa autorizim.

Si pasojë, 43 persona janë dërguar në spital me lëndime të ndryshme, ndërsa shumica janë liruar, dhe nëntë prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor. Dy punonjës të zjarrfikëses raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Audio nga kulla e kontrollit tregon momente alarmi, ku dëgjohen thirrje për ndalimin e një mjeti që po hynte në pistë pak para përplasjes.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Burri kafshohet nga pitoni që i doli nga guaska e tualetit, përfundon në spital 6 July 2021
A është martuar Shkëndije Mujaj me një hoxhë?14 March 2022
Sot do të fillojë pagesa e pensioneve29 June 2021