Sport
24 March 2026
Zidane pritet të bëhet trajner i ri i Francës pas Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, pritet të emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Francës pas largimit të Didier Deschamps, i cili ka drejtuar ekipin për 14 vjet. Sipas një raporti të ESPN, është arritur një marrëveshje verbale mes Zidane dhe Federatës Franceze të Futbollit.

53-vjeçari, i cili drejtoi për herë të fundit Real Madridin në vitin 2021, ka pritur largimin e Deschampsit, me të cilin fitoi Kupën e Botës 1998 si lojtar. Lajmi parashikon se Zidane do të emërohet zyrtarisht pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 për Francën, ndërsa pengesa e fundit për nënshkrimin e kontratës lidhet me strukturën dhe gjerësinë e stafit teknik.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, i tha Le Figaro se di kush do të jetë pasuesi i Deschamps, por nuk e bëri publik emrin. Sipas burimeve të ESPN bëhet fjalë pikërisht për Zidane.



Të ndryshme
Më shumë
“Duket si një film horror, por është realiteti”, përshkrimi nga një grua për zjarret në Greqi10 August 2021
Pse duhet të hani shalqi çdo ditë, dhjetë arsye të forta për shëndetin27 July 2020
Rezultatet nga Zgjedhjet Nacionale 202528 December 2025