Nga Rajoni
24 March 2026
Haxhiu: bombardimet e NATO-s ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe dhe ka theksuar se ky veprim ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha: “Si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që kishte marrë trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore mbi caqet policore dhe ushtarake serbe për 78 ditë”.

Ajo shtoi se ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren u ndërthurën në një moment përcaktues për vendin, dhe nderoi rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë ata që kontribuan për lirinë e Kosovës. Haxhiu gjithashtu shprehu falënderimet për mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë gjatë momenteve më të vështira.

Burimi: klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
I prangosur dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj24 August 2021
Kamioni Del Nga Rruga Dhe Bie Në Liqen Në Kukës, Polumbarët E RENEA-S Në Kërkim Të Shoferit29 June 2020
Maqedoni: Lehtësim të masave për organizimet në ambiente të mbyllura27 October 2021