Nga Rajoni
24 March 2026
Vlora Çitaku: 27 vjet nga bombardimet e NATO-s për lirinë e Kosovës

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, kujtoi sot 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe të drejtën për dinjitet e liri. Në një postim, Çitaku shkruan: “Përjetësisht, faleminderit! Si sot, 27 vite më parë, NATO ndërhyri ushtarakisht për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe të drejtën tonë për dinjitet e liri. Falë luftës çlirimtare, urtësisë politike të lidershipit të asaj kohe dhe vendosmërisë së aleatëve tanë, ëndrra e brezave të tërë u bë realitet.”

Ajo shton se Kosova sot është një vend i lirë, me shpresë dhe të ardhme, dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë, si dhe për miqtë ndërkombëtarë që qëndruan pranë vendit në momentet më të vështira.



Të ndryshme
Më shumë
Adnani pi 70 çaja në ditë. Kërkon ndërrimin e emrit në komunë30 June 2021
Trishtuese/ Vajzat afgane i përgjërohen ushtarëve amerikane t’i shpëtojnë (VIDEO)18 August 2021
Për shkak të mjegullës në Aeroportin e Shkupit, dy fluturime patën ulje në aeroporte të tjera22 December 2025