Nga Vendi
25 March 2026
Shikorski: Jeta jashtë BE-së ekziston, por brenda saj është më e mirë, Shkupi kërkon qartësi në rrugën evropiane

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosllav Shikorski, deklaroi nga Varshava se edhe pse ekziston jetë jashtë Bashkimit Evropian, përfitimet brenda tij janë shumë më të mëdha, duke e cilësuar Unionin si një hapësirë stabiliteti dhe solidariteti.

Ai theksoi se vendet anëtare kanë përfituar ndjeshëm nga anëtarësimi, ndërsa përmendi se Britania e Madhe ka humbur pas daljes nga BE-ja. Sipas tij, anëtarësimi nënkupton hyrje në një familje të qëndrueshme që hap mundësi për tregti dhe bashkëpunim, duke kundërshtuar narrativat nacionaliste.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ritheksoi përkushtimin e vendit për anëtarësim të plotë në BE, duke e cilësuar këtë si prioritet strategjik. Ai theksoi se procesi mbetet kompleks dhe kërkon zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane, ndërsa kërkoi më shumë respekt dhe qartësi nga Bashkimi Evropian.

Në këtë kontekst, një ditë më parë edhe presidenti kroat, Zoran Millanoviq, pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, deklaroi se Maqedonia e Veriut po përballet me kushte të padrejta krahasuar me vendet e tjera, duke theksuar se vendi duhet të vendosë vetë për rrugën e tij.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja rrah burrin e saj, i shkakton lëndime trupore17 September 2021
“Më trishtove shumë Bacë! Jam pa fjalë” – Vdes këngëtari i njohur i muzikës popullore30 August 2021
Mexhiti: Kalaja e Shkupit nuk është pronë e politikës/ S’do lejojmë më asnjë ndërtim që nxit përçarje!28 July 2025