Nga Bota
25 March 2026
Valë dorëheqjesh në Itali, Santanchè largohet nga posti i ministres së Turizmit me kërkesë të Melonit

Italia po përballet me një valë dorëheqjesh në nivelet e larta qeveritare, ku së fundmi ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj.

Largimi i saj erdhi pas kërkesës së Kryeministres Giorgia Meloni dhe u bë efektiv brenda 24 orëve, duke nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik. Dorëheqja e Santanchè vjen pas largimeve të mëparshme të Andrea Delmastro Delle Vedove dhe Giusi Bartolozzi.

Në letrën drejtuar kryeministres, Santanchè shkruan se “ju paraqes, siç e kërkuat, dorëheqjen time nga roli i ministres, të cilin e kam përmbushur sa më mirë që munda”, duke shtuar se është e gatshme të sqarojë se “dosja ime penale është e pastër dhe për çështjen e fondit të tepricës nuk ka pasur asnjë padi”.

Ajo thekson gjithashtu se vendimi i saj është i ndarë nga çështja që përfshin Delmastro, duke deklaruar se “nuk kam vështirësi të them ‘unë bindem’ dhe të bëj atë që më kërkoni”.

Zhvillimet e fundit kanë shtuar presionin mbi qeverinë italiane, duke hapur debat mbi stabilitetin institucional.



Të ndryshme
Më shumë
Humbi betejën me Kovid-19 mjeku nga Kumanova, Shukri Fazliji13 November 2020
QMK: Zjarre aktive në Likovë dhe Studeniçan 9 September 2025
Tetovë , tre të hospitalizuar dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit nga Covid-1921 October 2021