ShowBiz
26 March 2026
Operacion kundër drogës në Stamboll, Hande Erçel mes të ndaluarve

Prokuroria e Stamboll ka lëshuar urdhra ndalimi për 16 persona, mes tyre emra të njohur nga sporti, arti dhe biznesi, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës në Turqi.

Mes të ndaluarve janë aktorja Hande Erçel, ish-presidenti i Beşiktaş, Fikret Orman, ish-presidenti i Galatasaray, Burak Elmas, biznesmenët Hakan Sabancı dhe Kerim Sabancı, modelja Didem Soydan dhe moderatorja Güzide Duran.

Operacioni u zhvillua në 16 vende në Stamboll, duke çuar në ndalimin e 14 të dyshuarve ndërsa për dy të tjerë janë lëshuar urdhra arresti.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit theksoi se hetimi synon “mbrojtjen e moralit publik, strukturës shoqërore dhe rendit familjar”. Urdhrat e ndalimit janë bazuar në prova që tregojnë se të dyshuarit janë gjetur në posedim të lëndëve narkotike për përdorim personal ose të përfshirë në lehtësimin e përdorimit të tyre.



Të ndryshme
Më shumë
"Dardania Drive” në Winnipeg, komuniteti shqiptar shënon një ditë historike në Kanada13 June 2026
Filipçe: Gjendja me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan 6 July 2020
Dani Alves në burg, Neymari e ndihmon me 150 mijë euro10 January 2024