Nga Rajoni
26 March 2026
Gjykimi për rastin e Liridona Ademajt, të akuzuarit dalin sot para drejtësisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Para trupit gjykues do të dalin Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Seanca është paraparë të nisë në ora 09:30, ndërsa procesi po ndiqet me vëmendje të madhe publike. Sipas Prokurorisë, dyshohet se krimi është kryer për motive përfitimi financiar, duke përmendur edhe borxhet e mëdha që i atribuohen Murselit, të cilat arrijnë rreth 500 mijë euro.

Në një nga seancat e mëparshme, më 29 janar, Naim Murseli kishte deklaruar para gjykatës se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën Dalip Alshiqi në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Burimi, Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Letërnjoftime dhe pasaporta në Shkup, edhe gjatë vikendit23 June 2020
Granit Xhaka reagon pas aktgjykimit në Hagë: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut17 September 2026
E kaluan në kufi pa prokurë/ Zajmina Vasjari e favorizuara e policëve të arrestuar në Morinë11 April 2022