Nga Vendi
26 March 2026
Shaqiri kërkon Badenterin në Gjykatën Kushtetuese, thekson rrezikun nga politizimi

Deputeti i ASH-së nga krahu i Arben Taravari, Rijad Shaqiri, gjatë një interviste në emisionin Click Plus në TV21, ka folur për rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe nevojën për mekanizma balancues në Maqedonia e Veriut.

Ai theksoi se mekanizmi i Badenterit mbetet i domosdoshëm në një sistem politik që funksionon mbi baza ndëretnike, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, ky mekanizëm duhet të zbatohet jo vetëm në legjislativ, por edhe brenda vetë institucionit më të lartë juridik.

Shaqiri deklaroi se në RMV, ku skena politike funksionon mes dy etnive, është mëse i nevojshëm mekanizmi i Badenterit, si në legjislativ ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, duke shtuar se me vetë faktin që ky institucion kohët e fundit më shumë luan rol politik sesa profesional, është e nevojshme të implementohet ky mekanizëm brenda për brenda tij.

Burimi, TV21



Të ndryshme
Më shumë
Plani Anti-Serbi vazhdon të përgatitet 8 October 2025
Bella Hadid lë pak vend për imagjinatë në paraqitjen e saj në MTV VMA 202031 August 2020
Plot 45 kilogramë më pak, Vig Poppa tregon sekretin 5 August 2021