Sport
26 March 2026
Pritjes i erdhi fundi, konfirmohen 11 heronjtë e Varshavës

Kombëtarja shqiptare ka konfirmuar formacionin zyrtar për përballjen në Varshavë, duke i dhënë fund pritjes për 11-shen startuese.

Trajneri Sylvinho i ka besuar portën Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje rreshtohen kapiteni Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti në qendër, me Mario Mitaj në krahun e majtë dhe Elseid Hysaj në të djathtën.

Në mesfushë nuk ka ndryshime, me Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Juljan Shehu që mbajnë peshën e lojës.

Në repartin ofensiv, Nedim Bajrami vendoset në rolin e organizatorit pas sulmuesve, i mbështetur nga Arbër Hoxha në krahun e majtë dhe Myrto Uzuni në të djathtin.

Formacioni pritet të jetë 4-3-3, me lëvizshmëri në sulm, ku Bajrami dhe Uzuni mund të ndërrojnë shpesh pozicionet gjatë lojës, duke i dhënë më shumë fleksibilitet repartit ofensiv.



Të ndryshme
Më shumë
Pas eleminimit të Portugalinës ja për cilën kombëtare do të bëj tifo Mourinho29 June 2021
Kosovares i ndodh e papritura, hip në autobus të gabuar dhe në vend të Prishtinës shkon në Berlin30 July 2021
“Gratë thonë se po hanë bar”, miliona fëmijë preken nga uria në Nigeri 6 August 2021