Sport
26 March 2026
Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin

Shqipëria është përballur me Poloninë në Varshavë në një ndeshje të rëndësishme për rrugëtimin drejt Botërorit, me trajnerin Sylvinho që i ka besuar formacionit të provuar në stërvitjen e fundit.

Sfida ka nisur me tension që në momentin e intonimit të himneve, ku tifozët vendas kanë fishkëllyer Himnin Kombëtar Shqiptar, duke krijuar një atmosferë të ndezur në stadium.

Situata është përshkallëzuar më tej pas golit të shënuar nga Zielinski për Poloninë, ndërsa në minutën e 72-të, pas golit të dytë, janë regjistruar përplasje në tribuna.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, i cili ndodhet në Varshavë, tifozët polakë kanë kaluar drejt sektorit të tifozëve shqiptarë, duke provokuar dhe shkaktuar tensione mes palëve.

Ngjarjet në tribuna kanë shoqëruar një ndeshje me peshë të madhe për kuqezinjtë, duke e zhvendosur vëmendjen jo vetëm te loja, por edhe te sjellja e tifozëve në stadium.

Burimi: Top Channel, Endi Tufa



Të ndryshme
Më shumë
Ngordh luani më i famshëm i Afrikës16 June 2021
Osmani: Deklaratat luftarake të Vuçiqit, një jehonë e rrezikshme e së kaluarës së errët 5 October 2025
Artistët kombëtar bëjnë thirrje për unifikim rreth kryeministrit shqiptar (VIDEO)10 July 2020