Nga Rajoni
27 March 2026
Abrashi përjashton koalicionin LVV-PDK, komenton raportin me Osmanin

Në një intervistë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Artan Abrashi është shprehur se nuk pritet asnjë bashkëpunim politik mes Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Ai deklaroi qartë se “nuk do të ketë partneritet LVV – PDK”, duke përjashtuar mundësinë e një koalicioni të tillë. Duke folur për raportet me presidenten Vjosa Osmani, Abrashi u shpreh se “ne s’kemi betejë me Vjosa Osmanin, nuk e di nëse ajo ka me ne”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur skena politike në Kosovë vijon të shoqërohet me diskutime për aleanca të mundshme dhe zhvillime të reja politike.

Burimi: RTV Dukagjini



Të ndryshme
Më shumë
Historia e veçantë e Hanifes: Pa ushtarin e UÇK’së në TV dhe u dashurua me të 7 July 2021
Grubi: Naser Ziberi kryeministër, ka më shumë përvojë se Zaevi!19 July 2020
Sela: Një njësi zgjedhore për zgjedhje parlamentare do të ishte e dëmshme për shqiptarët 4 June 2025