Nga Vendi
28 March 2026
Çairi jep 13 vendime për punësim të përhershëm për mësuesit, Mexhiti premton vazhdim të procesit

Komuna e Çair ka shpërndarë 13 vendime për punësim të përhershëm për mësues që deri më tani ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër, duke shënuar një hap drejt stabilizimit të statusit të tyre profesional.

Kryetari i komunës, Izet Mexhiti, përmes një njoftimi publik bëri të ditur se ky proces nuk do të ndalet, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen me synimin që të gjithë të angazhuarit të përfitojnë status të rregullt pune.

“Sot, Komuna e Çairit ka dhënë 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues, të cilët më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër. Ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që secili i angazhuar me kontratë mbi vepër të ketë mundësinë të pajiset me vendim për punësim të përhershëm”, thuhet në deklaratë.

Ai theksoi se prioritet mbetet krijimi i vendeve të sigurta të punës dhe ndërtimi i një administrate funksionale dhe të konsoliduar.



Të ndryshme
Më shumë
“Më e mirë nëna se e bija”, Erion Veliaj e komplimenton nënën e Dua Lipës23 July 2021
OEMVP dhe diaspora drejt partneritetit për rritjen e investimeve në Maqedoninë e Veriut 4 August 2026
Reshitaj: MSh-ja favorizoi kompani të caktuara, kërkon nga prokuroria të nisin hetimet28 May 2020