Nga Vendi
28 March 2026
Paraburgimi i Ilir Metës debatohet në Shkup, Nikolovski sulmon opozitën dhe Ramën

Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është diskutuar edhe në Parlamentin e Maqedonia e Veriut, ku zëvendëskryeministri Alexandar Nikolovski ka kritikuar ashpër opozitën dhe ka përfshirë në debat edhe politikën shqiptare.

Gjatë një seance plenare, Nikolovski akuzoi opozitën për afrimin me kryeministrin Edi Rama, duke përdorur tone të forta politike dhe referenca historike ndaj Enver Hoxha.

“Dhe shkoni te Enver Hoxha, i përuleni atij që është paraardhësi i Partisë Socialiste që tani drejtohet nga Edi Rama”, u shpreh ai gjatë fjalimit në Kuvend.

Në vijim, Nikolovski u ndal edhe te rasti i Metës, duke e cilësuar të pajustifikuar mbajtjen e tij në paraburgim.

“Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit dhe president i shtetit, e ka mbajtur në paraburgim pa dosje. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur për dy vjet”, deklaroi ai.

Nikolovski, një figurë e rëndësishme e VMRO-DPMNE dhe i afërt me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, njihet për qëndrimet e tij mbështetëse ndaj Metës, i cili gjithashtu ka shprehur publikisht mbështetje për këtë parti në zgjedhjet e fundit në vend.

Debati në Kuvend pasqyron ndërthurjen e zhvillimeve politike mes dy vendeve dhe tensionet që ato sjellin në diskursin rajonal.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria do të financojë me 10 milionë dollarë projektin e Mira Muratit 2 May 2025
Mbi 9 mijë persona do të votojnë më 14 korrik 9 July 2020
Arrin në 21 numri i kandidatëve të pavarur30 August 2021