Nga Vendi
29 March 2026
DAP nis kontrolle të rrepta, në shënjestër subjektet pa sistem fiskal

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka paralajmëruar kontrolle të shtuara në terren në kuadër të luftës kundër ekonomisë gri, duke vendosur në fokus subjektet që nuk respektojnë detyrimet për fiskalizim.

Sipas njoftimit, bizneset obligohen të pajisen me sistem fiskal, ta regjistrojnë atë para fillimit të aktivitetit dhe të lëshojnë kupon fiskal për çdo pagesë në para të gatshme. Mosrespektimi i këtyre rregullave përbën shkelje ligjore dhe ndëshkohet me gjoba financiare dhe mbyllje të aktivitetit.

Nga DAP u bëhet thirrje tatimpaguesve që ende nuk janë pajisur me sistem fiskal të ndërmarrin masa urgjente për harmonizim, përmes instalimit dhe regjistrimit të pajisjeve përkatëse sipas procedurave ligjore. “Lufta kundër ekonomisë gri mbetet një nga prioritetet kryesore”, theksohet në njoftim, duke shtuar se kontrollet synojnë rritjen e besimit dhe vendosjen e rendit në ekonomi.

Institucioni ka bërë të ditur se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm dhe se zbatimi i ligjit do të jetë i detyrueshëm për të gjitha subjektet.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipërisë këtë vit i mungojnë mbi 70 për qind e turistëve të huaj27 July 2020
Mexhiti për Taravarin: Nga rruga e Arbën Xhaferit përfundoi në rrugën e Ali Ahmetit14 May 2025
Ramiz Kelmendi: Ne në Kosovë jemi më të pasur, se mërgimtarët që jetojnë në Gjermani26 August 2021