ShowBiz
31 March 2026
Gjesti paralajmëron kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e autorit

Këngëtari Gjesti ka njoftuar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kompanisë Onima, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit.

Sipas tij, kompania ka nënshkruar kontrata për veprat e tij pa dijeninë dhe pa autorizimin e tij. Veprimi është ndërmarrë në konsultim me avokatët Artan Çerkini dhe Burzim Azemi.

Në njoftimin e bërë publik, artisti deklaron, “sot në orën 14:00 në prokurori do të dorëzojmë një kallëzim penal ndaj kompanisë Onima dhe bashkëpunëtorëve të saj, të cilët pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontratë për të drejtat e autorit të veprave të mia”.

Ai shton se së bashku me përfaqësuesin ligjor do të jenë të hapur për mediat për çdo sqarim rreth çështjes.



Të ndryshme
Më shumë
Shkëndija falënderon Agim Ibrahimin për bashkëpunimin27 June 2020
Donald Trump njofton ndalimin e TikTok në SHBA 3 August 2020
Zaev pret koalicion të qëndrueshëm paszgjedhor me partitë shqiptare 6 July 2020