Nga Rajoni
31 March 2026
Endrit Thaçi ndan kujtim me babanë para ndeshjes Kosovë-Turqi, mesazh emocionues për tifozët

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një moment të veçantë në prag të përballjes Kosovë-Turqi.

Endrit Thaçi publikoi në rrjetet sociale një fotografi të vjetër ku shfaqet krah babait të tij, i cili mban një shall me mbishkrimin “Kosova”. Imazhi përcjell një lidhje të fortë familjare dhe emocion të veçantë për kombin, në një moment të rëndësishëm për tifozët.

Postimi ka ardhur pak orë para ndeshjes, duke shtuar atmosferën dhe pritshmëritë për këtë sfidë të rëndësishme.

Megjithëse nuk ndodhet në stadium, Hashim Thaçi pritet ta ndjekë ndeshjen nga Hagë, duke përjetuar nga distanca emocionet e kësaj përballjeje.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Dalin oraret dhe linjat e transportit publik në Tetovë16 September 2021
Irani përpiqet të rikthejë kapacitetet raketore pas sulmeve, SHBA raporton mijëra objektiva të goditura 4 April 2026
Merkeli e Macroni “kopjojnë” Bidenin, duan samit me Putinin24 June 2021