Nga Rajoni
1 April 2026
Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, debate në gjykatë për zvarritjen e procesit

Seanca gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë është shtyrë për në datën 3 prill, ora 09:00, pas mungesave dhe debatit procedural në sallë.

Veliaj nuk ishte i pranishëm, por sipas gjykatës, ai ka deklaruar se “dëshiroj të përfaqësohem nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm”. Në seancë munguan edhe disa të pandehur të tjerë, përfshirë Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, të cilat u përfaqësuan nga mbrojtësit e tyre, ndërsa i pranishëm ishte vetëm Elman Abule.

Mungesa e të pandehurit Fatjon Baci dhe e avokatit të tij krijoi debat në sallë, duke detyruar gjykatën të caktojë një mbrojtëse tjetër, Pranvera Doci, dhe të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të tij në seancën e radhës.

Gjatë diskutimeve, prokurori i SPAK, Ols Dado u shpreh se “po shohim që po ndjekin një strategji për të shtyrë procesin”, ndërsa avokati Sokol Hazizaj kërkoi ndarjen e çështjes për klientin e tij, duke theksuar se “kërkesa është në funksion të ekonomisë gjyqësore dhe ligjit”.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Veliajt kundërshtoi qëndrimin e prokurorisë, duke deklaruar se “kushtetuta përmend procesin e rregullt ligjor dhe çdo vendim duhet të respektojë të drejtat e të pandehurve”.

Shtyrja e seancës sjell edhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat që janë nën masa sigurie.



Të ndryshme
Më shumë
Armina Mevlani shkëlqen me të bardha22 August 2020
“Hëna luleshtrydhe”, të gjithë sytë nga qielli25 June 2021
Haxhiu: Kosova duhet të jetë partnere, jo vetëm kërkuese e mbështetjes ndërkombëtare10 August 2026