Sport
1 April 2026
Kosova humbet finalen ndaj Turqisë, shuhet ëndrra për Botërorin

Kosova i ka dhënë fund rrugëtimit drejt Botërorit, pasi është mposhtur 0-1 nga Turqia në finalen e play-off-it të zhvilluar në Stadiumi Fadil Vokrri.

Sfida nisi me dominimin e miqve në minutat e para, ndërsa dardanët reaguan duke rrezikuar portën kundërshtare, ku Kristjan Asllani goditi traversën, duke ndezur entuziazmin në tribuna.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishte Kerem Aktürkoğlu që realizoi golin vendimtar për Turqinë.

Pavarësisht përpjekjeve për të barazuar rezultatin, Kosova nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes, duke mbyllur kështu ëndrrën për kualifikim në Botëror.



Të ndryshme
Më shumë
Arrihet kompromisi me Bullgarinë? Ambasadorët e BE pritet të miratojnë sot konkluzat për zgjerim17 December 2020
Ribashkohen Nora dhe Roberti? Kapen ‘mat’ në aeroport19 August 2021
Kështu do dukej sot Michael Jackson nëse nuk do kishte operacione plastike31 August 2021