Nga Rajoni
1 April 2026
Kosova nderon heronjtë e fushës, Kombëtarja dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar këtë të mërkurë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës në futboll me Medaljen Presidenciale të Meritave, si vlerësim për sukseset dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Në aktivitet morën pjesë drejtues të rëndësishëm të futbollit kosovar dhe lojtarë të ekipit përfaqësues, ndërsa u vlerësua roli i tyre në rritjen e imazhit të vendit përmes sportit.

Presidentja Osmani theksoi se Kombëtarja ka qenë burim krenarie për qytetarët, duke sjellë emocione dhe duke dëshmuar përkushtim në çdo ndeshje, “Me nderin më të lartë të republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar në futboll, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”.

Ajo shtoi se kjo dekoratë është një vlerësim për mundin dhe sakrificën e futbollistëve, “Republika e Kosovës e nderon punën dhe krenarinë që i keni dhënë çdo shqiptari, kudo që jeton”.

Në fund, Osmani ritheksoi besimin për të ardhmen e ekipit, duke nënvizuar se rrugëtimi drejt sukseseve të mëdha vazhdon, pavarësisht rezultateve të fundit.

Burimi: Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Dogana e Maqedonisë ia konfiskon 200 mijë euro shtetasit hungarez22 September 2026
Nesër konstituohet Kuvendi, nën protokolle të posaçme kundër Covid-19 3 August 2020
“Babai s’më flet, u largova 17 vjeçe nga shtëpia,” rrëfimi prekës i konkurrentes së “Për’puthen”13 October 2026