Nga Rajoni
2 April 2026
Buzhala hedh dyshime për VAR-in pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë

Gazetari, Berat Buzhala, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se nuk është i zhgënjyer nga performanca e Kosovës në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës ndaj Turqisë, që përfundoi me rezultat 0-1 në “Fadil Vokrri”. Ai hodhi dyshime për funksionimin e sistemit VAR duke theksuar se nuk e kanë parë asnjëherë linjën gjatë verifikimit të golit të Turqisë dhe një rasti të dyshuar me dorë nga lojtarët kundërshtar. Buzhala u shpreh “Është goli i Turqisë dhe një top me dorë e kanë prekur turqit. Çështja e penalltisë, po të garantojë në Sllovaki dorën që e ka prek ai i Sllovakisë, në La Liga ish ndal penall. Personalisht jam i mërzitur, por nuk jam i dëshpëruar. Nuk jam i zhgënjyer nuk jam i dëshpëruar, fillova me bë plan me rezervu hotelet me i këqyr ndeshjet atje”. Ai shtoi se nuk e kishte imagjinuar rrugëtimin e Kosovës pas humbjes ndaj Zvicrës, duke theksuar “Nëse më kishte thënë dikush, kur kemi humb me Zvicrën…Atëherë kam qenë i dëshpëruar i mërzitur në ndeshjen me Zvicrën që kemi pasë”.



Të ndryshme
Më shumë
Xhambaski: Maqedoni mund të bëhet anëtare e BE-së kur të bëhet shtet normal 6 July 2021
Konjufca: Kandidati nga familja Jashari do të kishte konsensus automatik për president në Kosovë25 February 2026
Kjo është 18 vjeçarja që u la e vdekur në Spitalin e Ferizajt (FOTO) 23 August 2021