Nga Rajoni
2 April 2026
Përplasje në Kuvend, Haradinaj akuza të forta ndaj Kurtit për energjinë dhe mediat

Seanca në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tone të ashpra, ku kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj reagoi ndaj deklaratave të Kurtit për financimin e mediave, duke e akuzuar atë për standard të dyfishtë dhe për përdorim të fondeve publike.

“Dëgjone çka po thotë, mediat po financohen me thasë, ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë për të fyer shqiptarë”, u shpreh ai.

Kreu i AAK-së e akuzoi Kurtin edhe për përgjegjësi direkte në rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e sektorit të energjisë, duke përmendur abuzime dhe përfitime të individëve të afërt me pushtetin.

“Ky dhe qeveria e tij mbani përgjegjësi për çmimet, për faturat e energjisë dhe nuk mund të fshiheni pas asnjë ligji”, deklaroi Haradinaj, duke shtuar se “oligarkët e afërt me qeverinë po përfitojnë çdo ditë nga tregu energjetik”.

Ai e cilësoi fjalimin e kryeministrit si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa theksoi se do të vazhdojë ta kundërshtojë atë që e quajti mashtrim publik.



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti Trump ndalon dy aplikacionet kineze në SHBA 7 August 2020
Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë22 August 2020
Kurti në Paris, takon Macron, kërkon mbështetje për integrimin evropian dhe sigurinë28 March 2026