Nga Vendi
2 April 2026
Kuvendi dhe Avokati i Popullit nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e të drejtave të njeriut

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Avokati i Popullit, me synim avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sipas tij, marrëveshja synon të forcojë sundimin e ligjit dhe të rrisë përgjegjshmërinë dhe transparencën e institucioneve.

“Sot në Kuvend nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami. Me këtë bashkëpunim konfirmojmë përkushtimin tonë për avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në njoftimin e Gashit.

Ai shtoi se partneritete të tilla do të ndikojnë në ndjekjen më efikase të rekomandimeve dhe në përmirësimin e llogaridhënies institucionale.



Të ndryshme
Më shumë
Biden: Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi 5 July 2021
Janevska: Parandalimi i veseve te të rinjtë është investim afatgjatë për shoqërinë15 January 2026
Skandal në Tetovë – Kryetari Kasami shpërndan libra të piratuar të Kadaresë, Onufri paralajmëron padi26 May 2025