Nga Vendi
3 April 2026
Debat për përfaqësimin, akuza për përjashtim të shqiptarëve në sektorin e sigurisë

Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se në përzgjedhjet e fundit për oficerë nuk ka pasur asnjë kandidat shqiptar të pranuar.

Ajo deklaroi se në kursin e fundit janë përzgjedhur 16 kandidatë, të gjithë maqedonas, duke shtuar se e njëjta situatë, sipas saj, po përsëritet edhe në përfaqësimet diplomatike ushtarake. Sipas Ismailit, në Bruksel nuk ka asnjë përfaqësues shqiptar në NATO, ndërsa në Berlin dhe Ankara, atashetë shqiptarë janë zëvendësuar me përfaqësues të tjerë.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar duke sqaruar procesin e përzgjedhjes. Sipas tyre, nga 131 aplikantë gjithsej, 11 kanë qenë të përkatësisë shqiptare, prej të cilëve dy janë pranuar, ndërsa njëri është tërhequr me vetëdëshirë.

Ministria thekson se kandidatët e tjerë nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkurs, duke shtuar se në disa pozicione nuk ka pasur fare aplikantë. Në reagim thuhet se të gjitha procedurat zhvillohen në përputhje të plotë me rregulloret dhe pa përjashtime.

Çështja e përfaqësimit etnik në institucionet e sigurisë mbetet një temë e ndjeshme dhe e debatueshme në vend, me akuza dhe kundërakuza mes palëve për standardet e përzgjedhjes.



Të ndryshme
Më shumë
Andin Hoti i përgjigjet Velko Odaloviqit: Dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj!17 August 2021
Gjesti: "Drejtesia ka me fitu, si gjithmonë."19 March 2026
Kurti reagon për deklaratat e Gecit, thekson bindjen për luftën çlirimtare dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së22 April 2026