Nga Rajoni
4 April 2026
Arrestim në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ofenduar familjen Haradinaj përmes një publikimi në rrjete sociale.

Sipas Policia e Kosovës, i dyshuari ka postuar një video në të cilën fyente familjen Haradinaj, ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale “ngacmim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, njëra prej të cilave me katër fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Burimi: Klan Kosova



Të ndryshme
Më shumë
Komuna e Vrapçishtit investon në infrastrukturë, rruga “Brahim Aga” në Dobërdoll me pamje të re15 June 2026
Bedri Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së26 September 2026
“Futa Shqipërinë në OKB”, sqarohet Jenishehri: Do na jepnin 140 mln €, unë do fitoja zgjedhjet15 June 2021