Kuriozitete
4 April 2026
NASA krahason Tokën pas 54 vitesh, nga “Blue Marble” te misioni Artemis II

NASA ka publikuar një krahasim të veçantë të imazheve të Tokës të realizuara me një diferencë prej 54 vitesh, duke theksuar bukurinë e pandryshuar të planetit tonë nga hapësira.
Pamja e parë daton nga viti 1972 dhe është realizuar gjatë misionit Apollo 17 Moon Landing, fotografia ikonike e njohur si “Blue Marble”, e cila konsiderohet një nga imazhet më të famshme të Tokës.
Ndërkohë, fotografia e dytë vjen nga Artemis II, misioni i parë me ekuipazh i programit Artemis, që shënon një hap të rëndësishëm në rikthimin e astronautëve përtej orbitës së Tokës.
“Planeti ynë mbetet po aq i bukur kur shihet nga hapësira”, theksohet në publikimin e NASA-s



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, me dozën e parë është vaksinuar mbi 44,6 për qind e popullatës mbi 18 vjet 7 September 2021
Ndalohen dy persona në Tetovë, u konfiskohet marihuanë dhe armë22 October 2025
Musliu: Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova 9 October 2026