Nga Rajoni
4 April 2026
Berisha kërkon përgjysmimin e taksës së naftës dhe thirrje për protesta kundër qeverisë

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar uljen e menjëhershme të taksave mbi naftën, duke e cilësuar nivelin aktual si të papërballueshëm për qytetarët.

Në një bashkëbisedim online, ai theksoi se çmimi i lartë i karburantit lidhet drejtpërdrejt me barrën fiskale. “Qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën, rreth 60% të çmimit të saj. Kjo është një taksë çnjerëzore që e paguajnë qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, zgjidhja është përgjysmimi i menjëhershëm i taksës. “Taksa prej 1.1 euro për litër duhet të përgjysmohet në 0.55 euro. Vetëm kështu mund të lehtësohen qytetarët”, deklaroi ai, duke shtuar se rritja e çmimit të naftës ndikon në zinxhir edhe te çmimet e produkteve bazë.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për keqmenaxhim ekonomik dhe korrupsion, ndërsa paralajmëroi se vendi rrezikon ngecje në procesin e integrimit europian.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve për mobilizim në protesta. “Ftoj qytetarët shqiptarë të bashkohen në revoltën tonë. Heshtja është ndihmë për këtë regjim”, u shpreh lideri i opozitës.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë , dy persona të vdekur nga Covid 1928 September 2021
Shoferi nga Maqedonia kapet me shpejtësi 252 km/h në autostradën Nish-Beograd27 September 2021
Mariçiq nga Prespa: Rajoni duhet të unifikohet në luftën kundër korrupsionit, stereotipave dhe dezinformatave 1 July 2021