Nga Vendi
4 April 2026
Pendarovski paralajmëron LSDM-në, pa reforma rrezikon margjinalizim politik

Ish-presidenti i Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj LSDM, duke theksuar se partia përballet me një moment kritik që kërkon ndryshime të thella.

Sipas tij, pavarësisht dobësimit të mbështetjes për VMRO-DPMNE, LSDM nuk ka arritur të fitojë votues të rinj, duke humbur një mundësi të rëndësishme politike.

“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, u shpreh Pendarovski.

Ai theksoi se problemet e partisë nuk lidhen vetëm me komunikimin, por edhe me strategjinë dhe mënyrën e funksionimit të brendshëm, duke paralajmëruar pasoja serioze në zgjedhjet e ardhshme.

“Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Pas 18 vitesh, Netanyahu dhe Lista Arabe bllokojnë ligjin që ua ndalon shtetësinë palestinezëve 6 July 2021
Historike: Polifonia labe bëhet pjesë e filmit hollivudian “The Odyssey” të Christopher Nolan17 July 2026
Karvani ‘Realizo Ëndrrën’ i Kryeministrit të parë sot në Gostivar, Çegran, Forinë, dhe Debresh (FOTO) 8 July 2020