Nga Vendi
4 April 2026
Arbër Ademi mbështet protestën e studentëve, kërkon drejtësi për arsimin në shqip

Nënkryetari i BDI, Arbër Ademi, ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar nga studentët më 6 prill, duke e cilësuar atë si një reagim të drejtë ndaj kërkesave të tyre.

Sipas tij, protesta është një sinjal i nevojshëm për zbatimin e ligjit dhe garantimin e të drejtave. “Studentët po protestojnë për të drejtën e tyre dhe kjo është një shenjë e nevojshme për të kërkuar zbatim të ligjit dhe drejtësi”, u shpreh Ademi.

Ai theksoi edhe kontrastin mes teorisë dhe realitetit, duke shtuar se situata është shqetësuese për vetë sistemin arsimor. “Si profesor i tyre, më dhimbset që studentët që i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të dalin në rrugë për të kërkuar të njëjtën drejtësi”, deklaroi ai.

Ademi e lidhi qëndrimin e tij edhe me përgjegjësinë personale si prind, ndërsa përfundoi me një apel për mbështetje ndaj studentëve. “Si qytetar, nuk mund të hesht përballë padrejtësisë. Do të jem në krah të studentëve, sepse ata po kërkojnë vetëm atë që u takon, drejtësi”, theksoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe thotë se nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së masave kufizuese për kufijtë 6 July 2020
Mexhiti: 25 vjet pas Ohrit, barazia duhet të matet me ligje, investime dhe zhvillim12 August 2026
Mariçiq: Pres regjistrim të suksesshëm, zyrtarisht duhet të përfundojë sonte në orën 20:0030 September 2021