Nga Rajoni
4 April 2026
Osmani falënderon bashkëpunëtorët para dorëzimit të detyrës, “rrugëtim i përbashkët për Kosovën”

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me bashkëpunëtorët e saj në prag të dorëzimit të detyrës, duke reflektuar mbi punën e realizuar gjatë mandatit.

Në fjalën e saj, Osmani theksoi se arritjet nuk janë rezultat i një individi të vetëm, por i një përpjekjeje të përbashkët. “Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët”, u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi kontributin e bashkëpunëtorëve nga fusha të ndryshme, duke theksuar përkushtimin e tyre në avancimin e ideve dhe mundësive për qytetarët.

“Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, shtoi Osmani, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj.



Të ndryshme
Më shumë
Aktivisti i njohur i ashpër me studentët e pavaksinuar: Për mua është fat i madh nëse nuk diplomohen18 October 2021
Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: KSHZ-ja të respektojë Ligjin për Gjuhët 3 July 2020
Si ushqehet Arta Elezaj për ta mbajtur trupin kaq në formë?12 March 2022