Nga Bota
4 April 2026
Meloni viziton Gjirin Persik mes tensioneve, “duke mbrojtur interesat energjetike dhe solidaritetin me aleatët”

Kryeministrja e Itali, Giorgia Meloni, ka udhëtuar drejt Gjirit Persik për një vizitë 4-ditore, pavarësisht këshillave të shërbimeve sekrete për të mos u ekspozuar në zonat e tensionuara. Vetëm presidenti Sergio Mattarella ishte në dijeni të udhëtimit.

Meloni kufizoi vizitën në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, duke deklaruar se “këto janë vende mike të cilat ne ndihmojmë të mbrohen nga sulmet iraniane”. Ajo theksoi gjithashtu se misioni kishte një dimension ekonomik, për të siguruar furnizimet energjetike dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, të rrezikuara nga tensionet në ngushticën e Hormuzit.

Gazeta Corriere della Sera raporton se qëndrimi i Melonit shënon një distancim nga Donald Trump, duke shmangur kosto politike në Itali dhe duke theksuar vazhdimësinë e politikës së saj ndaj Uashingtonit. Vizita e kryeministres është interpretuar si një kombinim manovrash diplomatike dhe ekonomike në një zonë strategjike.



Të ndryshme
Më shumë
Koalicioni VLEN mbajti tubim në komunën e Zhelinës11 October 2025
2-vjeçarja vdes pasi preku karikusin e telefonit, e godet rryma elektrike27 August 2021
Vuçiq: Mund të shkojmë në plazhet e Shqipërisë, shqiptarët mund të vijnë në Serbi31 July 2020