Nga Rajoni
4 April 2026
Osmani dorëzon presidencën, Haxhiu merr përkohësisht drejtimin e shtetit

Vjosa Osmani ka përfunduar sot mandatin e saj si presidente e Republikës së Kosovës, në një ceremoni zyrtare ku detyra iu dorëzua përkohësisht kryeparlamentares Albulena Haxhiu.

Me këtë zhvillim, drejtimi i shtetit kalon përkohësisht te Haxhiu, në përputhje me rrethanat kushtetuese, deri në zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi.

Gjatë takimit, Osmani u shpreh se kishte pasur gjithmonë dëshirë që pas largimit të saj nga posti, drejtimin ta merrte një grua, duke theksuar se kjo dëshirë sot po i realizohet dhe duke uruar që edhe në të ardhmen kjo traditë të vazhdojë. Ajo vlerësoi përgjegjësinë e lartë që mbart posti i presidentit dhe i uroi suksese Haxhiut në ushtrimin e detyrës.

Nga ana e saj, Haxhiu deklaroi se e kupton përgjegjësinë dhe obligimet kushtetuese që i takojnë, duke shtuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ajo theksoi se ushtrimi i detyrës së presidentes është i kufizuar në kohë dhe nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, ndërsa bëri thirrje për konsensus politik në mënyrë që Kuvendi të zgjedhë sa më shpejt kreun e ri të shtetit.

Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente më 4 prill 2021.



Të ndryshme
Më shumë
MPB: Qytetarët që votojnë do të mund të marrin letërnjoftimet edhe të shtunën dhe të dielën28 October 2021
Zvicra relakson masat, por çka do të ndodhë me maskat23 June 2021
Maluma bëhet baba për herë të dytë16 September 2026