Nga Bota
5 April 2026
Pekini e sheh konfliktin SHBA-Iran si gabim strategjik që favorizon Kinën

Konflikti ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po perceptohet nga Kina si një gabim strategjik i Uashingtonit, i cili mund të përshpejtojë rënien e ndikimit amerikan dhe të krijojë hapësira të reja për fuqizimin e rolit kinez në arenën globale.

Sipas analizave të publikuara nga The Economist dhe bazuar në biseda me diplomatë e ekspertë kinezë, udhëheqja në Pekin ka zgjedhur të mos përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, duke ndjekur logjikën strategjike, siç citohet, mos e ndërprit kurrë kundërshtarin tënd kur ai po bën një gabim.

Në këtë këndvështrim, veprimet e SHBA-së interpretohen si dëshmi e një mungese strategjie afatgjatë, ndërsa përdorimi i forcës ndaj Iranit shihet si reagim ndaj perceptimit të dobësimit të vet amerikan. Analistët vlerësojnë se kjo situatë mund të shpërqendrojë Uashingtonin nga Azia Lindore, duke i dhënë Kinës më shumë hapësirë për të rritur ndikimin rajonal.

Në planin ekonomik dhe energjetik, Pekini konsiderohet më i përgatitur, pasi ka investuar në rezerva strategjike dhe burime alternative energjie, ndërkohë që mund të përfitojë nga rindërtimi i mundshëm në Lindjen e Mesme dhe rritja e kërkesës për teknologji.

Megjithatë, ekspertët kinezë paralajmërojnë edhe rreziqe, duke përfshirë pasojat e një konflikti të zgjatur në ekonominë globale dhe sfidat e brendshme të vetë Kinës. Ata theksojnë se, pavarësisht perceptimeve për dobësim, SHBA ruan aftësi të konsiderueshme për t’u përshtatur në skenën ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë31 May 2020
Bejrut/ Deri tani 78 viktima dhe 4000 të plagosur nga shpërthimi 5 August 2020
UEFA, caktoi terminin e shortit për Champions dhe Ligën Evropa30 June 2020