Nga Vendi
5 April 2026
Dr. Meral Uzeiri Ferati: Rrugëtimi sfidues i gruas drejt suksesit në jetën publike

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Dr. Meral Uzeiri Ferati, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Çairit, një aktivitet i organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake, i fokusuar në fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në politikë dhe jetën publike.

Në këtë platformë me karakter politik dhe institucional, Dr. Uzeiri Ferati ndau përvojën e saj personale si një rrugëtim jo i lehtë, por i suksesshëm në angazhimin publik dhe politik. Ajo theksoi se për gratë, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, përfshirja në politikë ka kërkuar gjithmonë më shumë përkushtim dhe përballje me sfida të shumta.

Ky rrugëtim ka qenë sfidues, pasi gratë shpesh janë përballur me paragjykime dhe nevojën për të dëshmuar veten në mënyrë të vazhdueshme, u shpreh ajo, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, gratë kanë arritur të ndërtojnë modele frymëzuese për shoqërinë.

Dr. Uzeiri Ferati shprehu mbështetjen e saj për çdo grua që kontribuon në jetën publike dhe vlerësoi rolin e tyre në krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të avancuar.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Jam takuar me Kasamin, pres që ai tani të japë deklarata si një kryetar i Tetovës multietnike27 October 2025
Kurti nderon Eliot Engel në Kuvend, e cilëson mik të përjetshëm të Kosovës24 April 2026
Robert Berisha: Vajza ime, Renee nuk e di se jemi divorcuar me Nora Istrefin18 October 2021